Kristjan Asllani është zgjedhur titullar nga trajneri i Interit, Simone Inzaghi, për ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Udinese-s.
Mesfushori shqiptar do të luajë nga minuta e parë, në takimin e vlefshëm për raundin e 1/8-ve. Në formacionin zyrtar, Asllani do të jetë në mesfushë me lojtarë si Frattesi dhe Zielinski.
Mundësi e mirë për futbollistin kuqezi, për të treguar vlerat e tij dhe të bindë trajnerin për t’i dhënë më shumë minuta në vazhdim.
Ndeshja Inter-Udinese, do të luhet këtë të Enjte në stadiumin “San Siro”, duke nisur nga ora 21:00. /tvklan.al