Alban Bushi ka në listën e tij 70 lojtarë nga të cilët do të zgjedhë më të mirët për Kombëtaren e Shpresave. Trajneri i Kombëtares së 21 – vjeçarëve, bëri publike listën e futbollistëve që do të grumbullojë për miqësoret me Moldavinë. Sipas tij asnjë prej tyre nuk e ka vendin e sigurtë nëse nuk jep maksimumin.
Synimi është që të gjenden futbollistë të vlefshëm për të fuqizuar Kombëtaren A të Shqipërisë dhe më të njëjtin mentalitet edhe Bushi po punon me skuadrën e tij.
Miqësoret me Moldavinë do të luhen më 25 dhe 27 Mars, në Elbasan Arena dhe stadiumin Selman Stermasi.
Tv Klan