Një asteroid me përmasa të mëdha do lëvizë drejt Tokës muajin e ardhshëm. Ai parashikohet të ketë përmasat e kullës Eifel. Referuar NASA-s asteriodi 4660 Nereus është klasifkuar si “një asteroid me potencial të rrezikshëm”.
Sipas përllogaritjeve ai është tre herë më i madh se një fushë futbolli dhe më i madh se 90% e asteroidëve. Do të jetë data 11 Dhjetor kur supozohet të kalojë pranë Tokës ky trup qiellor duke u rrotulluar me një shpejtësi prej 6437 km/orë.
Çdo ndikim i tij për Tokën do të ishte katastrofik, por nuk do të jetë një kërcënim për planetin tonë sepse do të udhëtojë në një largësi 10 herë më të madhe sesa distanca e Tokës me Hënën./tvklan.al