Astrit Patozi: “Sigurisht që ne do ta shfrytëzojmë këtë moment për ta përmirësuar ligjin duke negociuar nga aleatët tanë mazhorancë, me Partinë Republikane pra. Në dijeninë time rezervat e tyre për ligjin janë vetëm në një pikë të tij, në një nen të tij që ka të bëjë me mënyrën se si do të dëmshpërblehen pronarët dhe në besoj që do të gjejmë shumë shpejt gjuhën e përbashkët gjatë negocimit me ta në mënyrë që ta përmirësojmë këtë projektligj dhe ta kalojmë sa më shpejt në seancë në mënyrë që ta përshpejtojmë procesin e legalizimit./tvklan.al