Sali Berisha: “Me këtë vendim që mund të quhet thjesht standardi i Mark Abdisë Gjykata Kushtetuese dhunoi një parim universal të etikës, gjyqësorit, që është parimi i integritetit dhe që ka si kusht themelor përjashtimin nga konflikti i interesit. Theu ligjin e saj organik që nuk i lejon gjykatësit të vendosin në konflikt interesi, theu ligjin të cilin pezulloi zbatimin, i cili përjashton vendimmarrjen jashtë konfliktit të interesit. Me institucionet ndërkombëtare diskutuam dhe ramë dakord që të gjejmë modalitetet në mënyrë që Gjykata Kushtetuese jashtë konfliktit të interesit të mund të shprehet, por standardi i vendosur sot është unik. Sigurisht me këtë vendim kanë patur qëllim kryesor atyre të cilët kanë probleme të mëdha me krimet e shkuara të bëjë një mbrojtje personale të vetes së tyre, por ne nuk kemi patur qëllime të bëjmë gjah personale ndaj asnjë njeriu. Qëllimi ynë ishte dhe është të dënojmë krimet kundër njerëzimit të periudhës komuniste, kurse ata e personalizuan. Lufta kundër krimeve të njerëzimit të diktaturës komuniste është një proces i vështirë. Zotimi ynë para shqiptarëve, por dhe komuniteti ndërkombëtar ka qenë se ky do të jetë një proces që do bazohej në rregullat shtetit ligjor. Sigurisht që ne jemi të detyruar për shkak të parimeve të shtetit ligjor që vendimin ta marrim parasysh. Më lejoni të zotohem se këtë betejë do ta vazhdojmë pa ndërprerje gjithnjë në përputhje me rregullat e shtetit ligjor. Nuk mund t’i lejoj vetes të dal mbi gjykatat pavarësisht nga vendime absurde të tyre. Është ekzekutiv. Pavarësisht se prapa këtij vendimi është kryekëput Edi Rama, avokat kryesor i krimeve të shëmtuara të sistemit komunist, ne do vazhdojmë në mënyrë të vendosur. Ne jemi shumicë, ne kemi parlamentin, ne do të vazhdojmë betejën tonë”./tvklan.al