Astrit Patozi: “Sot kemi një provë tjetër të qartë se Edi Rama është njeriu i krizës në Shqipëri dhe shpresat që ai të dalë prej saj janë pothuajse zero. Ne nuk do të lejojmë kurrsesi që Edi Rama ta shndërrojë disfatën e tij personale në një dramë kombëtare. Zoti Rama ka paralajmëruar një protestë më 30 prill, e cila pritet të ketë fatin e të tjerave. Edhe më shpejt mund ta kishte bërë, por ne ja kuptojmë hallin dhe kohën e gjatë që i duhet atij për të mbledhur qoftë edhe një grusht njerëzish. Ndërkaq ne kemi ndërmend të festojmë më 1 maj me një entuziazëm që Tirana nuk do ta ketë njohur ndonjëherë më parë. Duke ruajtur simbolikën e kësaj date me këtë festë do të nderojmë punën e përbashkët të të gjithë shqiptarëve. Lajtmotivin e reformave të kësaj mazhorance, sukseset tona që na kanë bërë të jemi anëtar të denjë të NATO-s që po mundësojmë liberalizimin e vizave dhe po rrisim shpejtësinë drejt Bashkimit Evropian.”/tvklan.al