Një 48-vjeçar i identifikuar si Iljas Toska u arrestua nga Policia e Beratit si bashkëpunëtor në atentatin e dështuar ndaj Altin Halilit në fshatin Dushnik disa ditë më parë.
Toska i cili është banues në Divjakë, u vu në pranga me dyshimet se ka ndihmuar personat që qëlluan me armë zjarri ndaj Halilit të largohen nga fshati Kozare, ku dogjën makinën e përdorur.
Hetimet treguan se 48-vjeçari me një makinë tjetër e gjurmuar nga kamerat e sigurisë i ka larguar qitësit nga zona, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tyre.
Altin Halili u qëllua me armë zjarri pasditen e 26 gushtit, ku të paktën 10 plumba të një arme automatike kapën pjesën e pasme të makinës me të cilën ai po lëvizte.
46-vjeçari u tha hetuesve se kishte dyshime që ngjarja është pasojë e një hakmarrje të mundshme për vrasjen e shtetasit Sokol Kaloshi nga Divjaka, në vitin 1997.
Për këtë ngjarje Halili është gjetur fajtor dhe ka vuajtur një dënim prej 15 vitesh burg, të shlyer në vitin 2010 dhe që nga ajo kohë jetonte në Itali.
Tv Klan