“E qëllova për konflikte pronësie të babait”
Pasi i bëri atentat kreut të Policisë Bashkiake në Malsinë e Madhe, 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj, ka pranuar krimin para uniformave blu në Shkodër. Ai thotë se e qëlloi Mentor Hasanaj pa paramendim dhe për shkak të një konflikti pronësie që kishte dëgjuar nga babai.
“E kam qëlluar Mentor Hasanaj, por e kam bërë pa paramendim. E kam parë duke kaluar në rruge dhe i jam vënë mbrapa. Armën e kam patur me vete sepse ka pasur disa kohë që e kisha. Në ato momente kam qenë disi nën ndikimin e alkoolit. Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie tonën. Është një konflikt i vjetër pronësie mes nesh dhe unë këtë histori e kam dëgjuar nga babai dhe kur e kam parë në atë moment duke qene edhe I dehur e kam ndjekur dhe e kam qëlluar por nuk kam pasur një plan të përgatitur. Jam penduar maksimalisht për çfarë kam bërë”, Ilirjan Hasanaj.
Bashkë me 19-vjeçari në Polici u vetëdorëzua edhe Verzan Bajrakurtaj, i cili ndihmoi kushëririn e tij të largohej nga vendi i ngjarjes. Por policia ka dyshime se I riu po tregon një version tjetër dhe ai mund të jetë paguar nga persona të tjerë për të kryer vrasjen.
Mesditën e 11 Tetorit Ilirjan Bajraktaraj qëlloi disa herë drejt makinës së Mentor Hasanajt, duke e plagosur rëndë atë, ndërkohë që plumbat kapën edhe babain e tij Xhelal Hasanaj.
Tv Klan