Partia Socialiste është në qendër të politikës këto ditë. Flitet për largime, spastrime dhe afrim emrash të tjerë në komitetin e përgjithshëm drejtues në kryesinë e partisë në qeveri dhe në parlament, por deri tani nuk ka ndodhur asgjë konkrete. Drejtuesit kryesorë të kësaj partie po shmangin komentet për shtypin.

Gramoz Ruçi, Bardhyl Agasi, Makbule Çeço dhe Elmaz Sherifi u janë fshehur kamerave duke evituar shpjegimet për atë çfarë po ndodh apo pritet të ndodhë në Partinë Socialiste. Kjo për faktin se as ata, madje as vetë kryetari ndoshta, nuk e kanë ende të qartë se ç’do të bëjnë me partinë që kur Ilir Meta deklaroi divorcin.

Kriza nuk është vetëm brenda selisë rozë. Çdo ditë e më tepër ajo reflektohet në marrëdhëniet me aleatët. Një operacion për kurimin e partisë në pushtet është paralajmëruar, por deri tani simptomat nuk janë optimiste. /tvklan.al