Përballja e Novak Xhokoviç me autoritetet autraliane duket se ka marrë fund. Tenisti serb ka humbur për herë të dytë betejën për t’u pajisur me vizë dhe për të marrë pjesë në turneun ‘Australian Open’. Këtë herë ka qenë vendimi i Ministrit australian të Emigracionit, i cili mori vendimin duke e arsyetuar për interes të lartë publik.
Xhokoviç ka deklaruar të dhënë të pasakta sa i përket Covid-19, ndërsa me këtë anulim të dytë i vendoset seriozisht në rrezik pjesëmarrja në Grand Slemin që pritet të nis më 17 janar. Sipas asaj që raportojnë mediat botërore, avokatët e Xhokoviç kanë nisur punën për të grumbulluar provat e duhura për të apeluar vendimin.
Nëse numri një i botës nuk e kundërshton vendimin në gjykatë, ai do të dëbohet menjëherë nga vendi. Në rast se Xhokoviç do të përjashtohej nga Australian Open, vendin e tij do ta plotësojë Rublev.
Klan News