Një prostitutë ka zbuluar se si autori i sulmit në Las Vegas, Stephen Paddock e kishte paguar atë që të bëhej pjesë e fantazisë së tij të dhunshme seksuale për shuma deri në 6,000 dollarë për një natë.

Në një mesazh dërguar prostitutës, vrasësi mburrej gjithashtu se ai ishte ‘lindur i keq’ falë babait të tij që ishte grabitës bankash.

“Unë nuk kam pasur fare të bëj me babain tim, por e keqja rrjedh në gjakun tim. Unë kam lindur i keq”,

ka shkruar ai.

Prosituta ka thënë se Paddock ishte i gatshëm të paguante mijëra dollarë që ajo të vepronte sipas fantazive të dhunshme seksuale të tij, madje ata kishin diskutuar që ai ta lidhte atë dhe ajo të bërtiste për të kërkuar ndihmë.

Stephen Paddock vrau 58 persona në një sulm me armë që kreu në Las Vegas gjatë kohës që po zhvillohej një festival muzikor. Më pas ai vrau veten, duke lënë kështu akoma mister arsyet pse ai ndërmori një nga sulmet më të rënda me armë në historinë e SHBA-së.

/tvklan.al