Të udhëtosh në autostradën Tiranë-Durrës duhet të marrësh mirë parasysh rreziqet dhe grackat që të ofron kjo rrugë, në të gjithë gjatësinë e saj asfalti është i çarë dhe me gropa të shumta. Më të dëmtuara nga të dyja akset janë korsitë e ngadalësisë, ku siç duke edhe nga pamje sipërfaqja e rrugës nuk është e njëtrajtshme ndërsa gropat janë burimi kryesor i aksidenteve.
“Janë shuam bezdi për arsye se gominat, armotizatorët jo defektet e tjera që sjellë makina gjatë rrugës, gjatë ecjes dhe lëvizje e mjetit, nuk përqendrohet mjeti gjatë udhëtimit.”
“Këtu largohu nga gropa do të biesh, do t’i biesh tjetrit…”
“Paguajmë taksa asgjë, të shmang gropën unë do i bie makinës o do i bie bordurës.”
“Kjo tregon për cilësinë e dobët të punimeve në autostradë. Problemi është që një gropë psh në momentin që se ke mendjen në vendin e caktuar, mundohesh të devijosh gropën, zë rrugën dikujt mbrapa dhe pastaj ndodh aksidenti.”
Në shumë pjesë të tij asfalti është shtruar sërish, por krijimi i gropave të reja edhe mbi këto sipërfaqeje është çështje ditësh. Autostrada 35km e gjatë ka një fluks të lartë qarkullimi të automjeteve dhe kjo duket se është një nga arsyet që në shumë pjesë rruga ka dalë jashtë funksionimit. Mirëmbajtja gjithashtu lë për të dëshiruar, shkatërrimi edhe në pjesët e rikonstruktuara flet edhe për një cilësi të dobët të punimeve./tvklan.al
Gazetare: Enkelejda Arapi
Montazh: Renis Zela