Të gjithë ata që zgjedhin Durrësin për të pushuar ose për të kaluar drejt zonave të tjera të vendit do të duhet të lundrojnë fillimisht në autostradën që lidh kryeqytetin me portin më të madh të vendit. Udhëtimi nga Tirana në Durrës është shndërruar prej kohësh në një aventurë të vërtetë për të gjithë drejtuesit e automjeteve.
Asfalti i çarë dhe i gërryer në të dyja anët e autostradës ka krijuar gropa të thella që shpesh herë kthehen në gracka të rrezikshme për shoferët.
“Ai që drejton automjetin mundohet që të devijojë gropën, por mund të pësojë edhe aksident.”
“Gropat na nxjerrin problem janë burim aksidentesh, nxjerrin problem se do i shmangësh. Duke ruajtur gropën krijon premisë për aksident.”
“Me ato gropa aksidentet po bëhen të përditshme.”
Me një gjatësi prej 41km autostrada Tiranë-Durrës i nënshtrohet çdo vit rikonstruksionit nga Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve, por mesa duket përveç cilësisë së dobët të punimeve qysh prej ndërtimit të saj edhe arnimet e herë pas hershme nuk kanë mundur të mbulojnë defektet e një investimi me standarde të dobëta.
“Ai që drejton automjetin mundohet që të devijojë gropën, por mund të pësojë edhe aksident.”
“Gropat na nxjerrin problem janë burim aksidentesh, nxjerrin problem se do i shmangësh. Duke ruajtur gropën krijon premisë për aksident.”
“Me ato gropa aksidentet po bëhen të përditshme.”
Aksi kryesor që lidh portin më të madh të vendit me kryeqytetit ka një fluks rekord lëvizjesh, ndërkohë që është renditur në rrugët me dendësinë më të madhe të aksidenteve./tvklan.al
Gazetar: Edian Gjoni