Zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Apelit do të vendosë nëse do të rrëzohet apo jo kërkesa e tij për masë më të lehtë sigurie.
Në nisje gjykata nuk lejoi pjesëmarrjen në seancën të avokatit të tij amerikan Joshua Roberts.
Kërkesa e Veliajt shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Po ashtu, sot shqyrtohet edhe ankimi i biznesmenëve Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi.
Kujtojmë se Veliaj u arrestua më 10 Shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”. 2 ditë më vonë, u verifikua masa e “arrestit me burg” ndaj tij në GJKKO, ndërkohë që për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Prej 1 muaji tashmë, Veliaj ndodhet në ambientet e paraburgimit në Durrës.