Sekuestrimi i automjetit që i ishte vjedhur mesfushorit të Milanit më 2 Tetor të vitit 2006 në Itali, duket se do te zgjasë muaj te tere para se t’i kthehet te zotit.

Një dite pas lajmit për gjetjen e makinës avokati Robert Karati, shpjegon anën ligjore dhe procedurale me te cilat do te ndeshet mesfushori ne rast se vjen ne Tirane për te tërhequr mbrapsht makinën e tij.

Robert Karati: “Për të sjellë të gjithë këtë dokumentacion atij do i duhet një muaj deri në gjashtë muaj për ta marrë në rastin më të mirë. Avokati i Gatuzos, në qoftë se do ketë, sigurisht që e ka një të tillë, nuk mund të vijë të legjitimohet këtu në vendin tonë pasi duhet të kapë një avokat shqiptar të legjitimohet, të paraqesë kërkesat dhe shumë mirë që e paska kap problemin në momentin e parë sepse po të kalojë ky momenti i parë të kish filluar shqyrtimi gjyqësor atëherë atij do t’i duhet dhe dy-tre vjet për të marrë makinën e vet gjë që do të thotë që makina shndërrohet, pëson dëmtime si nga erozioni, ashtu edhe nga elemente të tjerë teknikë.”

Sipas Karatit, për shkak te këtyre procedurave te tejzgjatura, shume prej pronareve te ligjshëm nuk arrijnë t’i marrin mjetet e tyre te kontrabanduara ne Shqipëri, pas gjetjes se tyre nga policia.

Robert Karati: “Këtu nuk janë pak makina. Janë shume makina, shumë fare, Mendojmë që të hapim një zyrë që nëpërmjet internetit shtetasit e huaj ta dinë ku është kjo zyrë edhe të vijnë direkt të bëjnë kërkesën edhe veprimet të jenë shumë të shpejta. Jo të gjitha makinat qe janë të vjedhura vijnë personat edhe i marrin, prandaj edhe legjislacioni jone, edhe këto makina nuk i nxjerr në ankand. Është një defekt në ligj që duhet t’i nxjerrin në ankand, por i shet për skrap.”

Policia thotë se ka nisur procedurat ligjore për personin qe zotëron makinën e vjedhur të Gatuzos, ndërkohë që po hetohet edhe për te zbuluar mënyrën se si automjeti është cikluar dhe targuar ne Shqipëri./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani