Lajme Arkiva 2003
Bajram Ibraj Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka pritur dhe bashkëbiseduar me kërkesën e tyre zotin Osmo Lipponen shefin e prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe zotin Robert Berri shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së.
Bajram Ibraj ka paraqitur një tablo të masave teknike organizative që ka marrë Drejtoria e Përgjithshëm e policisë për garantimin e rendit dhe të qetësisë publike në zgjedhje lokale të këtij viti.
Po ashtu Bajram Ibraj e ka zgjedhur Durrësin për të bërë të njohur pozicionin e uniformave blu gjatë ditës së zgjedhjeve, ai ka theksuar rolin e veçantë të policisë së shtetit duke shtuar se si të gjithë institucionet e tjera edhe policia e shtetit monitorohet.
Bajram Ibraj: Për të vepruar praktikisht gjatë ndërhyrjeve të punonjësit të policisë në ndihmë të komisioneve në shqyrtimin e materialeve të tjera. dy kontrolli i paraqitjes së jashtme dhe i kërkesave të tjera të përcaktuara në urdhrat dhe udhëzimet e veçanta që u janë dërguar për zgjedhjet duhet të bëhet me rigorozitet./tvklan.al