Nedim Bajrami realizoi gol në një nga sfidat më të zjarrta jo vetëm të Skocisë, por të gjithë botës. Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese tundi rrjetën në minutën e 41’ të përballjes me Rangers dhe Celtic, e vlefshme për finalen e Kupës së Ligës së Skocisë.

Një ndeshje emocionuese që shkoi deri te penalltitë, pasi 120 minuta lojë u mbyllën në barazim 3-3 ku goli i Bajramit nuk mjaftoi pasi Celtic ia doli të triumfojë te 11-metërshat. Një paraqitje të mirë pati edhe mesfushori tjetër i Kombëtares, Qazim Laçi.

Ai dha asist për golin e parë në fitoren 2-1 të Sparta Prague ndaj Jablonec. Laçi pati edhe mundësi shënimi. Qazim Laçi ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 4 asiste në këtë sezon me Sparta Prague.

Tv Klan