Pas golit të shënuar në sekondën e 23 në Europian me Shqipërinë, rekord për këtë aktivitet, Nedim Bajrami realizoi pas 56 sekondash me Glasgow Rangers në Europa League. Skuadra skoceze fitoi 2-0 në fushën e Malmo, ndërsa futbollisti shqiptar u bë pjesë e formacionit ideal të javës së parë nga Sofascore. Një motiv krenarie për Bajramin ishte realizimi i këtij goli.
“Ishte shumë e bukur të shënoja dhe të ndihmoja ekipin. Duhet të vazhdojmë kështu, pasi kemi edhe shumë ndeshje të tjera”.
Një gol kaq i shpejtë për Glasgow Rangers në kupat e Europës nuk ndodhte prej vitit 1998, kur Genaro Gatusso realizoi ndaj Beitar Jerusalem në Kupën UEFA. Nedim Bajrami u transferua në verë te Rangers pas 5 viteve në kampionatin italian.
Tv Klan