Nedim Bajrami ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Rangers dhe këtë e ka bërë në një derbi shumë të zjarrtë, siç është ai ndaj Celtic.

Fantazisti shqiptar zhbllokoi finalen e Kupës, duke shënuar në minutën e 41-të. Pas një topi të rrëmbyer në mesfushë, Bajrami u nis në drejtim të portës kundërshtare, aty ku përfitoi nga një top i kthyer nga portieri dhe e ndali në rrjetë.

1-0 për Rangers dhe festa ishte e madhe, me Bajramin që bëri me duar shqiponjën. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, duke e afruar Rangers-in me trofeun.

Për 25-vjeçarin shqiptar, ky është goli i katërt me fanellën e Rangers këtë sezon, me të cilët u bashkua në fund të merkatos së kaluar.  /tvklan.al