Tek emisioni i Rudinës në Tv Klan, kanë qenë të ftuar kuzhinieri i njohur Arvi Kita, mjekja Lida Hoxha dhe balerina e njohur Adela Lami. Ata kanë diskutuar rreth temës se çfarë pëlqejnë burrat tek gratë dhe gratë tek burrat. Sipas një studimi burrat në moshë më të madhe janë më tërheqës për femrat, këtë e kanë aprovuar edhe dy të ftuarat, Lida dhe Adela.

Rudina Magjistari: Sipas një studimi, mosha e madhe duket se për vajzat qenka atraktive.

Lida Hoxha: Po është atraktiv sepse ai është i realizuar, është i pëlqyer, jep siguri, ajo mendon që ai do ta mbrojë, janë shumë faktorë aty, nuk mendoj llogarinë bankare, por siguria që i ka dhënë jeta, eksperienca.

Adela Lami: Mund të takosh njerëz të ndryshëm ëshë një djalë i ri dhe një djalë në moshë më të madhe ose burrë, mund të kenë të njëjtën formë dashurie për ty, por një djalë i ri nuk ka të njëjtën mënyrë trajtimi që mund të të bëjë ky burrë që ka krijuar këtë lloj ekperience.  Pra në një farë moshe, mashkulli di ta trajtojë femrën shumë më ndryshe, shumë më mirë dhe kjo është e vërtetë.