Të ardhur prej teatrit të Sofjes Diliana Nikiforova dhe Yasen Valchanov kanë merituar duartrokitjet e zjarrta të publikut shqiptar. Interpretimi i tyre në skenën tonë në baletin “Liqeni i Mjelmave” mund të quhet thjesht brilant me një stil për t’u admiruar. Prej vitit 1996 Diliana Nikiforova është balerina e parë e teatrit bullgar. Disa prej roleve më të spikatura të karrierës së saj kanë qenë Odeta, Odil “Liqeni i Mjelmave”, Zhuljeta te “Romeo e Zhuljeta”, Taili te “Bukuroshja e Fjetur”, Kitri te “Don Kishoti” e shumë të tjerë. Në vitin 1989 ka marrë Medaljen e Artë në konkursin kombëtar të baletit në bullgari. Një vit më vonë merr Medaljen e Argjendtë në konkursin ndërkomëbtar të baletit në Neë York. Ka interpretuar në shumë opera të njohura botërore. Prej vitit 1993-2000 Yasen Valchanov ka qenë drejtor artistik i baletit në Teatrin Kombëtar të Operës në Sofje dhe vazhdon të jetë pedagog dhe balet-maestër në këtë teatër. Ai është fitues i çmimeve “Anastas Petrov” në vitin 1982 dhe një vit më vonë i Medaljes së Artë në konkursin ndërkombëtar të Varnës. Ka interpretuar në “Gielle”, “Don Kishoti”, “Bukuroshja e Fjetur” “Romeo e Zhuljeta” etj. Po kështu vlen të përmendet edhe puna mjaft e mirë e orkestrës simfonike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit e cila ka interpretuar për më shumë se dy orë kryeveprën e Tchaikovsky-it nën drejtimin e dirigjentit bullgar Boris Spasov. Të tjerë balerinë shqiptarë, të cilët kanë spikatur, kanë qenë Dion Gjinika në rolin e magjistarit Rothbart, Erjon Baze, Ervis Nallbani, Ezdalin Gorani si miqtë e princit. Elona Dervishi, Amela Prifti, Manjola Hasani, Elona Nallbani, Eno Birko etj., në intepretimin e roleve të tjera. /tvklan.al