Transformimi infrastrukturor dhe trajtimi i duhur financiar janë ndër prioritetet që ministri i Brendshëm, Taulant Balla i paraqiti gjatë inspektimit të shërbimit zjarrfikës në Bashkinë e Kamzës. Balla dha dhe lajmin e rritjes së pagave të punonjësve të kësaj kategorie.
“Ju garantoj që me 1 Korrik, kur do të kemi një rritje pagash të dukshme në shumë sektorë publikë, edhe shërbimi zjarrfikës do të jetë një prej atyre që do të jetë ndër më të vlerësuarit. Kryeministri Rama dhe qeveria jonë vlerësojnë maksimalisht punën tuaj.”
Ai theksoi se qeveria synon që të rrisë nivelin e këtij shërbimi sipas standardeve më të mira europiane. Njëherësh, ministri paralajmëroi piromanët që kryejnë zjarrvënie të qëllimshme se do të përballen me ashpërsinë e ligjit.
“Zjarrvënia mund të shkojë deri në 15 vite heqje lire.”
Nga Kamza do të nisi projekti i shërbimi zjarrfikës vullnetar, pasi në këtë bashki ka rreth 50 punonjës zjarrfikës dhe janë një numër shumë i vogël që nuk mund të t’ja dalin në sfida të mëdha.
Tv Klan