Në një konferencë për shtyp, Ministri i Shtetit për Parlamentin Taulant Balla ka deklaruar në emër të qeverisë angazhimin në përmbushjen e të gjitha rekomandimeve të Komisionit Europian. Ai theksoi se deri në Mars të vitit 2024, janë plotësuar më pak se 1/3 e rekomandimeve, duke shtuar se nevojitet koordinim më efikas mes institucioneve.
“Komisioni Europian vëren se e drejta e qytetarëve për një administratë të mirë duhet të forcohet më tej, 23 nga 72 rekomadime ishin plotësuar deri në Mars 2024”, tha Balla.
“Dua të shpreh angazhimin në emër të qeverisë për të vijuar me përmbushjen e të gjitha rekomandimeve si pjesë e pandalshme e procesit të negociatave me BE-në. Është edhe rrjeti i koordinatorëve që merren me ndjekjen e zbatueshmërisë së rekomandimeve. Të lehtësojmë komunikimin me ministritë dhe të kemi një qasje të duhur”, u shpreh ai.
Kujtojmë se më 15 Tetor të këtij viti Shqipëria hapi grup-kapitujt e parë me Bashkimin Evropian, një moment tejet i rëndësishëm në këtë proces. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar vazhdimisht se prioritet i qeverisë është që Shqipëria 2030 të jetë pjesë e familjes europiane.
/tvklan.al