Ivan Balliu nuk po rinovon ende me Rayo Vallecano dhe nëse kjo nuk ndodh deri në Janar ai ka të drejtë të hyjë në bisedime për një skuadër të re.
Mediat në Spanjë e afrojnë futbollistin e Kombëtares me Valencia. Balliu është një mbrojtës i djathtë me shumë eksperiencë dhe ndodhet te Rayo Vallecano prej Verës së 2021.
Drejtuesit e klubit nga Madridi në fillim të sezonit kanë folur me lojtarin për një kontratë të re, por deri më tani nuk ka patur asnjë lëvizje. Një situatë të ngjashme kaloi edhe portieri Dimitrievski sezonin e kaluar dhe në fund portieri u largua duke iu bashkua Valencias me parametër zero.
Edhe më herët ka patur interesim të Valencia për Ivan Balliun, madje ka qenë edhe në planet e Betis. Deri në Janar situata pritet të qartësohet dhe të mësohet më shumë për të ardhmen e 32-vjeçarit.
Tv Klan