Punimet në kantierin e aeroportiti ndërkombëtar të Vlorës po ecin me ritme të shpejta. Kështu tha zv.kryeministrja njëherazi dhe ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku e cila inspektoi kantierin.
“Një aeroport që ne duam ta dorëzojmë nga ana konstruktive në fund të vitit 2024, për t’i lënë pastaj kohë fazës së certifikimeve që ne e kemi nisur si proces. Janë procese të gjatë, për të bërë përfundimin e tyre dhe kolaudimin gjatë fillimit të 2025-ës deri në pranverë 2025.”
Deri më tani janë realizuar më shumë se 40% e punimeve fizike. Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj bëri të ditur se projekti, ashtu sikundër ishte parashikuar, po zhvillohet me disa faza.
Maksim Et’Hemaj, drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil: Pista që është e gjatë, voluminoze është në 55% të punimeve të përfunduara. Në Shtator fillojmë shtrimin e pistës, kaq është mjaftueshëm që ta shtrojmë me asfalt.
Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do të jetë me një pistë me gjatësi prej 3.2 kilometrash duke mundësuar edhe fluturimet transoqeanike.
Klan News