“Po u faturojnë shifra fiktive institucioneve shtetërore”
Humbje në rrjete, arkëtime të ulëta dhe numër të fryrë punonjësish dhe mbi të gjitha furnizimi me ujë nuk është në rastin më të mirë më shumë se 18 orë në ditë. Janë pikërisht këto problematike që kanë bërë të nevojshëm një reformim të ndërmarrjeve të ujësjellësve në varësi të bashkive. Pas takimit të para disa javëve me kryeministrin, ministrja e Infrastrukturës ka nisur takimet me kryebashkiakët e çdo qarku duke nisur nga ai i Durrësit.
Një problem shqetësues është ai që ujësjellësit për të mbuluar gropën financiare për shkak të arkëtimeve të ulëta faturojnë me shifra fiktive institucionet shtetërore ndërsa favorizojnë bizneset.
Ndërmarrjet e ujësjellësve janë debitorët më të mëdhenj ndaj OSSHEE duke mos paguar prej vitesh sasinë e energjisë se konsumuar. Vetëm 5 ujësjellësa ai i Durrësit, Krujës, Vlorës, Fierit e Patosit kanë akumuluar një borxh prej me 12.4 miliardë lekësh për energjinë e konsumuar dhe të papaguar.
Tv Klan