Me tone të ashpra ka folur zv.kryeministrja Belinda Balluku në takimin e zhvilluar në Vlorë me punonjësit e Ujësjellës Kanalizime të këtij qyteti, duke i paralajmëruar se për abuzimet e kryera, përgjegjësit do të përfundojnë në SPAK.
“Kjo është detyra ime personale dhe stafit të Ministrisë dhe do t’i shkohet deri në fund. Do çoj dosjen në SPAK. Kemi dy muaj që i kemi shkuar deri në rrënjët e fundit, deri aty ku është ngjizur kjo skemë. Dosjet janë gati”, tha Balluku.
Balluku tha se me skemën e pensioneve, e bërë tashmë virale dhe shqetësuese, punonjës të AKU Vlorë, kanë ngritur një grup të strukturuar.
“Unë punët i nis dhe bitis, nuk vij, flas, iki e harroj. Kush ka shkelur ligjin, kush është bërë pjesë e këtij grupi të strukturuar, kush po fut duart në xhepat e pensionistëve të Vlorës. Pensionistët e UKV që dolën në pension por menduan se ka ardhur koha të vjedhin ca lekë nga UKV. Është një llogari që e keni bërë gabim, se mirë apo keq qeveria nuk fle, nëse e mendoni këtë”.
Numri dy qeverise tha se UK-ja është në risk për të mos ofruar dot shërbime në kulm të sezonit, sepse sipas saj, ca patën dëshirë të bënin para dhe besuan se zbuluan skemën e shekullit.
Tv Klan