Nuk munguan debatet as në seancën e sotme plenare. Së pari, opozita u revoltua me vonesën e ministrit të Financave Petrit Malaj në Kuvend. Së dyti, krijoi debat interpelanca e kërkuar nga deputeti Agron Shehaj me ministren Belinda Balluku. Kjo e fundit tha se ka qenë gjithnjë e gatshme për interpelancë, ndryshe nga çfarë ka deklaruar Shehaj.
“Ai po bën një populizëm të tijin, siç e bën kur del aty te trau. Po zonjë (i drejtohet deputetes Dhurata Çupi), do më ndaloni të vij në orën 11:00? Dhe jashtë shtetit dhe këtu, kudo jam. Kthehet njeriu Dhurata, se kuptoj ku është problemi i madh. Zoti Shehaj ka marrë dy herë raport mjekësor dhe nuk futej dot këtu nga frika juaj. Unë kam qenë e gatshme për interpelancë. Populizmit të tij nuk ka nevojë t’i jepni flatra, ka qenë data 3 Tetor unë s’kam munguar në interpelacë. Po Ina si e kishe hallin ti?! S’ka gënjyer kryetarja”, tha Balluku.
/tvklan.al