Nënkryetari i partisë demokratike Bamir Topi nuk përkrah inisiativën e presidentit të republikës Alfred Moisiu në konsultimet me grupin e të urtëve për reformën zgjedhore pasi, sipas Topit në problemin e procesit zgjedhor rol kryesor luan vullneti politik.
Bamir Topi: “Unë po ju jap një përgjigje eksplicite besoj që jo, sepse pozicioni institucional i presidentit të republikës është i përcaktuar në kushtetutë, është në vullnetin e forcave politike për të diskutuar rreth problemeve të kodit zgjedhor. Unëë personalisht nukë pres ndonjë gjë nga kjo tavolinë apo konsultë me të urtit, sepse problem me të urtit është diçka subjektive, pra nuk ka një standard që të masë kush është i urtë dhe jo i urtë, kështu që ne mbetemi partizanë të linjave institucionale sa kohë ktu nuk ka një vullnet politik nga mazhoranca për ta reformuar kodin zgjedhor dhe për ta implantuar atë simbas standarteve ndërkombtare ,atëhere nuk ka shanc, as me të urtë, as me të pa urtë.”
Ndërsa ndryshe u shpreh sekretari i përgjithshëm i partisë socialiste Gramoz Ruçi i cili vlerëson takimet konsultative të kreut të shtetit. Sipas Ruçit nuk shihet i nevojshëm ngritja e një komsioni bipartizan pasi në kodin zgjedhor aktual do të bëhen vetëm disa ndryshime. /tvklan.al