Bankers Petroleum Albania shënon 20-vjetorin e saj, duke festuar dy dekada të riaktivizimit të fushës naftëmbajtëse Patos-Marinza, fusha më e madhe naftëmbajtëse në Evropë.
Që nga viti 2004, kur kompania mori në zotërim këtë fushë të vjetër, Bankers ka shënuar një rritje të ndjeshme duke futur teknika moderne të nxjerrjes, duke rritur prodhimin deri në një kulm prej 20,000 fuçi në ditë.
Chris Thompson, nëndrejtor i Përgjithshëm: Ne u përqendruam në përmirësimin e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë. Nisem shpimet horizontale të avancuara, të cilat transformuan këtë aset dhe e bënë atë kaq të rëndësishëm dhe të vlefshëm. Ne jo vetëm që rritëm prodhimin, por gjithashtu zgjatëm jetën e fushës naftëmbajtëse. Prodhimi i naftës arriti kulmin e tij në 20,000 fuçi në ditë, një nivel që nuk ishte regjistruar kurrë më parë në këtë fushë.
Përtej rritjes së prodhimit të naftës, Bankers ka pasur një ndikim në komunitetin lokal, duke investuar 4 miliardë dollarë në fushën e naftës, ka paguar 1 miliard Dollarë në taksa dhe ka mbështetur projekte infrastrukturore, përfshirë shkolla dhe spitale, me 10 milionë Dollarë të dedikuara për nisma komunitare.
Kompania, që tani është një nga punëdhënësit kryesorë në Shqipëri me 500 punonjës, ka prioritizuar gjithashtu kujdesin mjedisor, duke investuar në ndërtimin e një impianti për trajtimin e mbetjeve të naftës për të minimizuar gjurmën e saj ekologjike.
Huanqin Xiao, CEO: Jam krenar të them se Bankers ka transformuar ndjeshëm industrinë e naftës në Shqipëri. Përdorimi i shpimeve horizontale, pompave PCP, injektimit me polimer dhe shpimet termale jo vetëm që kanë përmirësuar nxjerrjen e naftës, por gjithashtu ka demonstruar potencialin e teknologjive të avancuara në rigjallërimin e fushave të vjetra të naftës. Këto inovacione kanë pozicionuar Bankers Petroleum si një lider në këtë fushë, duke kontribuar në rritjen e prodhimit, efikasitetin operacional dhe rritjen ekonomike në sektorin e naftës në Shqipëri.
Në të ardhmen, Bankers Petroleum Albania synon të fokusohet tek inovacioni dhe qëndrueshmëria, me plane për të zgjeruar prodhimin përmes teknologjive të avancuara si injektimi termal dhe trajtimi i baltës, të cilat do të transformojnë më tej Patos-Marinzën si një projekt unik në industrinë e naftës në Shqipëri.
Tv Klan