Kanë nisur provat e para në Evropë për trenat Hyperloop, në gjendje të arrijnë shpejtësi rekord në brendësi të cilindrave bosh, pa fërkim me ajrin.
Në Holandë, janë vënë në funksion vagonët e parë për 100 m me objektiv final realizmin e plotë të projektit në vitin 2030.
Struktura e testeve të Qendrës Evropiane Hyperloop, e gjatë 420 m, inauguroi kështu udhëtimin e vagonëve, të cilët arritën shpejtësinë 30 km në vetëm 100 m. Ky është vetëm testi i parë i këtij lloji, dhe shërben për analizimin e vështirësive për implementimin e projektit të plotë në shkallë të gjerë.
Teknologjia Hyperloop ka si synim prodhimin e tipologjisë së re të trenave, që do të udhëtojnë me shpejtësi mbi 700 km/orë, për të lidhur qytete apo mijëra km në mënyrë më të shpejtë dhe efikase sesa edhe avionët.
Objektivi është që projekti për lidhjen e disa qyteteve të realizohet brenda vitit 2030.
Klan News