Në Kukës dimri ka ardhur. Temperaturat kanë rënë nën zero, ndërsa oxhaqet tregojnë se jo të gjithë qytetarët kanë mjaftueshëm ngrohje. Drutë e zjarrit i kanë siguruar me vështirësi dhe përpiqen të kursejnë për motin më të keq gjatë dimrit. Çmimi i tyre është i lartë.

Banor:

 

Me kursime se nuk jemi në gjendje të blejmë dru se edhe drutë janë bërë si droga.

Banor:

 

35-40 mijë lek m3.

Banor:

 

Batanije t’u nxeh ujë me pagura tu i vu te kambët.

Banor

Kur kemi pushim e ndezim, kur janë në shkollë e ndezim me orar sipas mundësive.

Banor:

 

Shtrenjtë janë por s’kemi ca bëjmë.

Banor:

 

Nuk të lënë as me marrë, me të kap të futin në burg.

Moratoriumi në pyje ka ulur në minimum prerjet dhe sasinë e lëndës drusore. Ndaj dhe çmimi sa vjen e rritet. Por për banorët e Kukësit sigurimi i tyre është domosdoshmëri dhe renditet prioritet për të kaluar dimrin. /

abcnews.al