“Këtu nuk ka mashtrim, këtu ka vetëm manipulim”
Sërisht banorët e pallateve Hawai kanë kërkuar edhe në këtë ditë feste mbështetje për cështjen e jetesës së tyre. Pas takimit me kryetarin e bashkisë, Edi Rama, një përfaqësi e banorëve nuk ka rënë dakort me sygjerimin e hedhjes në gjyq të firmës.
“Ai kërkojë një kompromis me qëllim jo të mirë, të cilin ne nuk e pranuam dhe as e pranojmë, për të hedhur firmën në gjyq. Ne ja bëmë të qartë atijë dhe Ministrit të Ndërtimeve publike dhe të Territorit që ne nuk pranojmë kompromis me ju sepse e keqa ka ardhur nga ju, kjo nuk ishte një kioskë që u ndërtua gjatë natës por ishte një objekt që po punohej prej 2 vjet e ca”.
Po mblidhen firmat për të hedhur në gjyq këshillin e rregullim territorit dhe bashkinë për vendimin e vonuar dhe të gabuar sipas tyre, cështja ka shkuar tek avokati i popullit ku po mblidhet dhe dokumentacioni i duhur. Banorët thonë se nuk ju intereson firma pasi ajo tashmë i ka ndërtuar pallatet, ato nuk janë palë e askujt por vetëm e interesit të tyre.
“Po në emër të jetës tonë, të gjakut tonë, cfarë do të bëhet? “
Banorët janë duke pritur dhe leje nga policia për një ngujim të dytë përpara pallateve, nëse leja nuk merret qëndrrimi jashtë do të ligjërohet prej tyre.