Për herë të 19 në çerekfinale, Napoli eliminohet edhe nga Botërori i Klubeve
Për herë të 19-të në 31 vite, Barcelona preku çerekfinalet e UEFA Champions League. Spanjollët arritën që të thyenin Napolin mes emocioneve, për të qenë skuadra e tretë më e kualifikuar në këtë raund që prej sezonit 1992-1993.
Një ecuri për të cilën, Katalanasit gjenden pas emrave si Bayern Munich dhe Real Madrid, dy ekipe që tashmë janë në garë për trofeun, e që deri më tani, kanë prekur respektivisht 22 dhe 20 herë këtë raund.
Sukses i arritur falë një dominimi total në fushën e lojës, ndaj një Napoli që dështon për të garantuar edhe prezencën në Botërorin e Klubeve. Me 24 goditje kundër italianëve më së shumti në një ndeshje eliminatore të Champions League që nga shkurti 2019 kundër Lyon, Barcelona kishte kontrollin e lojës, ndërsa depozitoi një çek prej 10.6 milionë eurosh nga bonuset e UEFA-s.
Sinjali i vetëm pozitiv në radhët e kampionëve të Italisë ishte Amir Rrahmani. Shqiptari është mbrojtësi i Serisë A që ka shënuar më shumë gola në vitin kalendarik 2024 duke marrë parasysh të gjitha garat: tre, tashmë më shumë se sa kishte shënuar gjatë gjithë vitit të shkuar. Me këtë kualifikim, Barcelona vazhdon e pamposhtur në 9-të ndeshje radhazi dhe synon titullin e 6-të kampion të Europës.
Klan News