Barcelona është konkrete në pistën që e dërgon te Dani Olmo. Skuadra katalanase ka depozituar edhe ofertën për lojtarin e Lajzpig, e cila sipas mediave spanjolle kap shifrën totale të 60 milionë Eurove.
Duke iu referuar asaj që raportohet nga Mundo Deportivo, Barcelona i ka propozuar 40 milionë Euro direkt plus 20 milionë të tjera që do të shkojnë në formën e bonusit në varësi të faktit nëse klubi fiton tituj. Pagesa do të bëhej me këste vit pas viti, skenar që nuk i pëlqen Lajpzig.
Oferta u transferua nga Barça te Leipzig përmes agjentëve të lojtarit për shkak të marrëdhënieve të mira që Olmo ka me klubin e tij. Për golashënuesin më të mirë të Europianit është propozuar kontratë 6-vjeçare, me kushtet financiare që ende mbeten për tu përcaktuar.
Në dy sezonet e para ai do të fitonte shumë më pak për të lehtësuar regjistrimin nga FPF, duke u përmirësuar nga viti i tretë. Olmo duket se është bindur për të kaluar te Barcelona, por nuk ka dhënë OK-në përfundimtar.
Klan News