Barcelona ka prezantuar afrimin e portierit Wojciech Szczesny. Polaku i rikthehet futbollit të luajtur, pasi njoftoi tërheqjen në muajin gusht.
Klubi katalanas kishte arritur marrëveshjen me 34-vjeçarin prej disa ditësh, por vetëm këtë të mërkurë është zyrtarizuar transferimi.
Szczesny ka firmosur kontratën një vjeçare dhe afrohet pas dëmtimit të rëndë të portierit Andre Ter Stegen, i cili ka mbyllur sezonin.
Kujtojmë se Szczesny u largua nga Juventusi në verë, ndërsa në fund të muajit gusht njoftoi tërheqjen nga futbolli. Megjithatë insistimi i Barcelonës, e ka bindur lojtarin të rikthehet në fushë, për të paktën edhe një sezon. /tvklan.al