Projektligji i propozuar nga PS për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje vijon të krijojë debat. Gazment Bardhi iu përgjigj ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Ai tha se projektligji që sjellin socialistët vjen dy vite pasi Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar një pjesë të ligjit që përcaktonte dënimin e ndërtuesve.
“Do duhet të informosh qytetarët që gjobat nuk po i shfuqizon ti. I ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese. Ka shfuqizuar shkronjën të ligjit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit për pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim. Në kundërshtim flagrant institucionet në varësi tuaj kanë vijuar të zbatojnë një ligj të shfuqizuar në 2022 nga Gjykata Kushtetuese. Ajo që po sillni sot këtu nuk është aq më shumë e një veprimtarie terrori ndaj qytetarëve për gjoba që Gjykata Kushtetuese ia kishte shfuqizuar dhe ju për interesa kriminale presioni për zgjedhjet e vitit 2023 i gjobisnit qytetarët në këmbim të presionit për votë. Një raport nga KLSH që e ka konsideruar këtë një grabitje të qytetarëve. Kjo është arsyeja pse ju keni sjellë me urgjencë një projektligj që bën sikur i fal gjobat kur e ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese me vendimin 15 datë 22.06.2022”, tha Bardhi./tvklan.al