Kryetari i grupit të PD: Xhaçka po mbrohet politikisht ng PS, të mblidhet Konferenca e Kryetarëve
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar zyrtarisht Kuvendit që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, i cili sipas tij, nuk zbatohet prej më shumë se 1 viti.
Bardhi thotë se është evidentuar se familja e saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik me firmë të Kryeministrit Edi Rama, në kushtet flagrante të shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit. Sipas tij, Xhaçka po mbrohet politikisht nga Partia Socialiste dhe se drejtësia po pengohet për të vijuar punën e saj.
Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, kërkon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për ta përfshirë në seancën më të afërt plenare dërgimin e çështjes së mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Më tej Bardhi thekson se çdo vonesë e mëtejshme e kësaj çështje do të forconte kulturën e pandëshkueshmërisë dhe pengimit të zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetutes.
Klan News