Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me dënimin me burg të Ervin Salianjiit, lidhur me dosjen “Babale”.
Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat në selinë e PD-së, Bardhi është shprehur se me burgosjen politike të Salianjit, kryeministri Rama nuk tremb askënd.
Më tej, Bardhi është shprehur se sot janë të gjithë “Ervin Salianji”, teksa ka shtuar se PD-ja nuk ka dalë asnjë blof me denoncimet e saj.
Gazment Bardhi: Do të shkojë në burg Artan Gjermeni, për faktin se i ka shërbyer si një shërbëtor i rëndomtë bandave më të rrezikshme. Do të shkojë në burg. Vetingun do ja bëjë PD-ja. Nuk mund të kalosh vijat e kuqe dhe të keqpërdoresh si një bandit.
Ka marrë lekë Ervin Salianji, apo kanë dhënë lekë zyrtarët e policisë për llogari të Fatmir Xhafës? Kush ka dhënë lekë? Keni dëgjuar SPAK ta thërrasë Ballën? Doli në seancë plenare dhe tha “unë e di kush është i paidentifikuari në dosjen e “Xibrakës”. E mbani mend apo jo? A keni dëgjuar SPAK ta thërrasë se kush është ky person sepse plani ishte të gjenin një aktor?
Nuk ka dalë kurrë blof PD-ja me asnjë denoncim të saj. E vërteta vonon, por del në sipërfaqe. Këta e kanë bërë llum sa nuk ka propagandë që llumin ja përkthen në ar. Sot jemi të gjithë Ervin Salianji pa asnjë diskutim. Deputeti Salianji ka dorëzuar një amendament që asnjë deputet i Kuvend të mund të përfitonte nga amnistia.
/tvklan.al