Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Skënder Gjinushi:- “Në rast se politikisht votimi i këtij mocioni do të çonte në zgjedhje të parakohshme dhe për pasojë vetëm do të nxiste destabilitetin në tërësi, çka do të rigjallëronte trafiqet dhe do të shtonte viktimat, dorëheqja do të ishte një zgjedhje dhe zgjidhje personale me efekte pozitive, për të thënë, se politika ka përgjegjësi, ka edhe moral”.
Partia Socialiste e vlerëson deklaratën e kreut socialdemokrat Skënder Gjinushi, si një nga alternativat. Kjo nuk ishte një qëndrim i vendosur i Gjinushit u shpreh sekretari për marrëdhëniet publike Bardhyl Agasi.
Bardhyl Agasi:- “Nuk ishte një qëndrim i vendosur i zotit Gjinushi, por ai dha një nga mundësitë për zgjidhjen e problemit, por fakti që vetë zoti Gjinushi, mbrëmë në seancë votoi për kabinetin dhe vetë kryeministrin ndaj të cilit ishte bërë një mocion mosbesimi nga opozita, tregonte që vetë Gjinushi i mbetet besnik me partinë dhe me grupin e tij parlamentar marrëveshjes për koalicionin për integrimin”./tvklan.al
Gazetare – Arta Tozaj