Lajme Arkiva 2003

Angazhim maksimal në kapjen e vrasësit dhe dhënien e dënimit të merituar personit që vrau agjentin e policisë kriminale të Elbasanit, ky është reagimi i Partisë Socialiste për shtetasin e shpallur në kërkim Andi Gurabardhi. Sekretari i marrëdhënieve me publikun në emër të partisë së tij mbështet luftën e policisë ndaj kriminelëve.

Bardhyl Agasi: Ne shprehim indinjatën tonë për këtë vepër te kryer nga dora e krimit dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente shtetërore, strukturave të policisë të shërbimit informativ të drejtësisë për të treguar angazhimin maksimal për kapjen e kriminelit dhe dhënien e dënimit të merituar. Ky akt është në vrazhdë të luftës së përditshme të policisë sonë kundër krimit të organizuar, bandave kriminale në ruajtje të rendit dhe të qetësisë në mbrojtje të demokracisë dhe të lirisë së qytetarëve. Partia Socialiste u jep mbështetjen e saj të plotë organeve të policisë në luftën e tyre kundër keqbërësve. Gjaku i policit Florenc Balla i bashkohet heroizmit të policëve të tjerë të rënë në krye të detyrës./tvklan.al