Basel i Taulant Xhakës do të presë të martën Manchester City në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Champions League. Mesfushori shqiptar pranoi forcën e kundërshtarit në një intervistë për faqen e UEFA-s.
Taulant Xhaka:
“Manchester City është me siguri ekipi më i mirë në botë i momentit. Ata janë kompaktë, janë shumë të shpejtë në sulm. Secili prej tyre mund të jetë përcaktues gjatë ndeshjes, si De Bruyne ose Aguero”.
Taulanti ka marrë këshilla edhe nga vëllai i tij, Graniti, i cili luan me Arsenal.
Taulant Xhaka: “
Kam biseduar me Granitin, ai ka luajtur kundër atyre. Më ka thënë që tepër e vështirë sepse lëvizin jashtëzakonisht”
.
Taulant Xhaka në këtë sezon ka shënuar edhe 1 gol në takimin e fazës së grupeve ndaj CSKA në Moskë.
Tv Klan