Në këto ditë të vështira, një lajm i bukur vjen nga familja Xhaka.
Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka është bërë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Arbnora Nuredini-Xhaka, mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Klevis.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram vetë futbollisti, i cili shkruan: Mirëseerdhe në botë engjëlli im i vogël. Mami dhe babi të duan pafundësisht./tvklan.al