“Pas 25 Prillit kemi zgjidhje të reja”

Lulzim Basha foli sërish për rënie të ekonomisë në greminë, teksa u takua me qytetarë e biznese të Laçit. I vetmi përgjegjës është në qeveri sipas kryedemokratit, i cili taksat e shqiptarëve duhet t’i çojë tek më të pamundurit dhe jo tek klientët e qeverisë.

Ndaj dhe thirrjen e ka të njëjtë për kundërshtarin e tij politik duke i kujtuar planin pesë pikësh të opozitës për rimëkëmbjen e ekonomisë.

I bindur është që në 25 Prill ndëshkimi do të jetë popullor për Kryeministrin, ndërsa votëbesimit të shqiptarëve thotë se i detyrohet me një program ekonomik që do të nxjerrë vendin nga kriza.

Tv Klan