“Vonesa mbi 10 ditë të marrjes së përgjigjes për tamponin”
Në krah të një grupi mjekësh të familjes dhe specialistësh të shëndetësisë Lulzim Basha i kujtoi edhe njëherë Kryeministrit Rama se rritja e testimeve është nevojë urgjente për të frenuar përhapjen e Covid-19.
“Rritja e testimeve, ka vlerën e parandalimit të zinxhirit të infeksioneve. Thirrje Ramës i cili tre muajt e parë të karantinës dilte 18 orë pas ekspertëve dhe tani bën lojë”.
Vonesa në marrjen e përgjigjeve ishte dhe shqetësimi kryesor i mjekëve të familjes.
“Duhen dy javë deri në marrjen e tamponit dhe përgjigjes. Ndërkohë që pacienti mund të dalë negativ sepse ka nisur mjekimi. Se shumë prej atyre që do bënin testin e do merrnin përgjigjen u rëndohet situata”.
Shumë prej të prekurve me Covid sipas Bashës dërgohen të bëjnë skanderin e mushkërive në mungesë të bërjes së tamponit.
“Më thonë që një pjesë i detyroni që t’i çoni për të bërë skanerin”.
Por mjekët thanë se që prej shfaqjes së pandemisë kanë qenë të detyruar t’u sherbejnë të sëmurëve pa pasur një protokoll shëndëtësor.
Teksa tha se spitalet Covid jane në kolaps, Basha foli me shqetësim edhe për klimën aspak të mirë me të cilën sipas tij po përballen pacientët e shtruar, ku brenda tre muajve, tre qytetarë i kanë dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga spitali Shefqet Ndroqi.
Kryedemokrati kërkoi sërish rimbursimin e barnave që përdorin të sëmurët me Covid, që sipas mjekëve tejkalojnë shumën e një milion Lekëve.
Tv Klan