Ndërsa Partia Socialiste, vazhdon të mos njoh zgjedhjet. Shqipëria po merr mesazhe përgëzimi për procesin zgjedhor nga zyrtarë të lartë të administratës amerikane dhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Së fundmi këto mesazhe i janë përcjellë Ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha nga zv/ndihmës sekretarin e shtetit, Stuart Jones dhe sekretar i përgjithshëm, Marc Perrin de Brichambaut.
Dy zyrtarët e lartë e kanë vlerësuar këtë proces dhe kanë shprehur mbështetjen për qeverinë e re.
Gjatë takimit që ministri Basha pati me zotin Jones gjatë punimeve të forumit strategjik të Bledit në Slloveni, i cili këtë vit po trajton çështjet e krizës ekonomike.
Zyrtari amerikan tha se e mirëpret zgjerimin e bashkëpunimit me qeverinë e re të kryeministrit Berisha.
Ai e siguroi gjithashtu ministrin Basha për mbështetjen e SHBA në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.
Përgëzime për zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe për fitoren e PD-së, ministri Basha mori edhe nga sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Marc Perrin de Brichambaut.
Kryediplomati shqiptare u takuar gjithashtu edhe me homologun slloven Samuel Žbogar, i cili e informoi për vendimin e qeverisë se tij për hapjen në muajt në vijim të Ambasadës Sllovenisë në Tiranë.
Ministri i jashtëm slloven garantoi mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në BE dhe për liberalizimin e bizave./tvklan.al