I kërkon bazës angazhim maksimal për zgjedhje të parakohshme
Në nisje të turit të dëgjesave me qytetarët, Lulzim Basha u takua paraditen e së shtunës me krerët e degëve të Partisë Demokratike në rrethe.
Takimet e Bashës do të nisin ditën e hënë në Elbasan për të vijuar gjatë javës në Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Krujë.
Mësohet se në takimet me dyer të mbyllura kryedemokrati ka kërkuar angazhim maksimal të strukturave në rrethe për tu përgatitur për zgjedhje të parakohshme.
Edhe gjatë një dalje të vetë Bashës pak ditë më parë, kreu i opozitës tha se zgjedhjet e parakohëshme dhe krijimi i një qeverie kalimtare janë e vetmja mënyrë për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Tv Klan