Lulzim Basha ka prezantuar programin elektoral me sloganin “Shqipëria Meriton më shumë”, në Kuvendin që po zhvillohet në Parkun Olimpik të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, Basha është shprehur se në qendër të këtij programi është familja shqiptare. Një nga pikat e programit elektoral është themelimi i fondit për mirëqenien e familjes. Në këtë fond, Basha ka deklaruar se familjet e reja shqiptare do të përfitojnë 20 mijë Euro kur në jetë do të vijë fëmija i tretë.

Lulzim Basha: PD vjen sot me një përfaqësim të ekipit më të mirë, të cilët për më shumë se 1 vit, ju paraqesim sot programin e PD-së, Shqipëria meriton më shumë. PD do të angazhohet në një dialog të përditshëm dhe të përjavshëm me familjet shqiptare. Shqiptarët meritojnë më shumë dhe me PD-në që nis që sot punë në transparencë të plotë, do të paraqesim të gjitha propozimet tona. Sot nga kjo platformë i bëj ftesën çdo kundërshtari politik të debatojë me ne për Shqipërinë që meriton më shumë. Çdo debat do t’i nxjerrë ata pa këpucë fare. Le të vazhdojmë me muajt e ardhshëm me shqiptarët për atë që kërkojnë nga PD.

Propozimet tona të bazuara në një analizë të hollësishme të gjendjen aktuale dhe mundësisë së Shqipërisë. Edi Rama e trajton shtetin shqiptar si pronën e tij private. Pasuritë e këtij vendi grabiten nga një grusht njerëzish me lidhje të drejtpërdrejta me të. Ne jemi PD e Shqipërisë, ne besojmë në Zot, tek Shqipëria dhe familja. Për ne familja shqiptare, qendra e gravitetit të planit tonë për Shqipërinë që parashikon fondin e mirëqenies për familjes.

Sot njoftoj iniciativën e PD për themelimin e Fondit për Mirëqenien e Familjes, nga çiftet e reja tek fëmijët dhe shkollimi i tyre. Fondi për Mirëqenien e Familjes do të nisë me një politikë të re për të mbështetur rritjen dhe fuqizimin e shoqërisë tonë me subvencione të drejtpërdrejta. 2 mijë Euro për çdo bebe, 20 mijë Euro për fëmijën e tretë për çdo familje të re shqiptare. 30 mijë çifte shqiptarësh që sot e kanë të pamundur që të blejnë një banesë, do ju zerohet interesi i kredisë që do të marrin në funksion të familjes shqiptare sepse familja shqiptare për ne është e para dhe meriton më shumë.

Nga lindja e fëmijëve, tek sigurimi i banesave për çiftet e reja. Një i ri apo e re me formim të mirë, fillon me kujdesin për fëmijët. Ekipi i ekspertëve të PD-së ka konkluduar që të mbajë angazhimin e PD-së, në programin tonë, drekë për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Shkollat do të pësojnë reformën më të thellë, do të jenë pallatet e vërteta të shqiptarëve.

Paketë për mjete dhe libra falas me regjimin e drekës së paguar për të gjithë nxënësit, PD hedh një hap cilësor për Shqipërinë si e gjithë Europa. Arsimi universitar do i nënshtrohet një reforme të thellë që do të synojë që të prodhojnë jo thjesht të rinj me diploma, por profesionistë për një treg pune. PD ka në programin e saj një pikë kthese për ekonominë tonë, angazhohet për trajnimin e 25 mijë të rinjve dhe të rejave në fushën e teknologjisë me vlerë 800 milionë Euro.


/tvklan.al