“Taulant Balla duhet të ishte tani në burg”

Lulzim Basha u paraqit në prokurorinë e Krimeve të Rënda në 9:15 minuta për të dëshmuar për dosjen “Toyota Yaris”. Numri një i opozitës qëndroi rreth 90 minuta përballë një gjyqtari dhe një prokurori belg, ku u pyet se nga e kishte marrë infromacionin se drejt Portit të Durrësit ishin nisur të fshehura miliona euro me një makinë të tillë. Nuk dihet se çfarë ka thënë kryetari i Partisë Demokratike, por në dalje nga prokuroria ai sqaroi se kishte deklaruar më shumë se çfarë është bërë publike deri tani.

Dhashë sot informacione të plota për ‘Toyota Yaris’ edhe më shumë se kam dhënë në publik. Taulant Balla duhet të ishte sot në pranga. Qeveria e Edi Ramës janë kthyer në shërbim të pastrimit të parave të drogës. Sot gjithçka po bëhet për pastrimin e parave të drogës.”

Grupi hetues i ardhur nga Belgjika ditën e mërkurë ka marrë dëshmitë e katër personave të arrestuar në Shqipëri për këtë çështje Edi Lika, Klevi Cani, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka.

Këta transportuan me trajler makinën ku u gjeten paratë nga Belgjika. Ndërsa në liste për tu pyetur janë 12 persona shqiptarë, të cilët janë nën hetim nga drejtësia belge. Aty ndodhen emrat e 2 kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të cilët ishin porositësit makinës. Prej me shumë se një viti ata janë në arrati pas nuk janë gjetur. Të gjitha këto veprime të prokurorit dhe gjyqtarit belg kryen për llogari të një hetimi të nisur në këtë vend për paratë e gjetura në Portin e Durrësit në 24 Qershor të vitit të kaluar.

Tv Klan