Deputeti Lulzim Basha thotë se kanë propozuar në parlament ligjin për vetingun e politikanëve. Në një prononcim për mediat, Basha shprehet se ky veting i ndan fjalët veprat teksa shton se duhet që politikanëve të ju kontrollohen pasuritë dhe kontaktet e papërshtatshme vit për vit.

Lulzim Basha: Propozimi ynë për ligjin për vetingun e politikanëve, i ndan fjalët nga veprat. T’i japim pushtetet një ILDKPI-je të reformuar që të bëjë vit për vit të njëjtin proces që i kërkohen magjistratëve apo oficerëve të policisë që është kontrolli i pasurisë së tyre me parimin “ndiq paranë” dhe kontakteve të tyre të papërshtashme. Presim me shumë kërshëri si do të pozicionohen ata që gojën plot luftë kundër korrupsionit, por votat i japin për të liruar të korruptuarit.

Pjesë e procesit të luftës kundër korrupsionit është PD-ja. E vetmja parti që vepron me transparencë është PD-ja, e vetmja që ka mbajtur qëndime të qarta është PD-ja, siç është propozimi për amandamentet për të forcuar SPAK-un. Qëndrimet e faktorit ndërkombëtar i shoh si mbështetje të PD-së. PD është me propozimin për vetingun e poltikanëve që si duket pas 6 muajsh duan ta fusin në parlament. Nëse PS do të jetë e gatshme të votojë, ky bashkëpunim duhet të jetë transparent dhe PD e gatshme të punojë për interesin publik në mënyrë transparente.

Interesi publik është që politikanët t’i nënshtrohen kontrollit të thelluar të pasurisë vit për vit dhe të kontakteve të papërshtashme. Duhet të sillet dhe propozimi për heqjen e imunitetit të politikanëve. PD qëndron qartë, prerë dhe fortë në propozimet. Nëse Rama ka vullnet, atëherë barra e provës është tek ai për t’i dhënë fund bllokadës që i ka bërë akteve të PD-së për t’i votuar me konsensus të plotë.

/tvklan.al